“Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës po zhvillohen mbi një bazë të barabartë, jo ideologjike. Partneriteti ynë është i qëndrueshëm, thelbësisht i vlefshëm, i pandikuar nga klima politike dhe kundër askujt”. Kështu u shpreh kreu i Kremlinit Vladimir Putin, para mbërritjes së tij në Pekin për inaugurimin e Lojërave Dimërore.
Në një intervistë për China Media Group, ai tha se me presidentin Xi Jinping kanë të njëjtat pikëpamje për trajtimin e problemeve botërore.
“Ne njihemi për një kohë të gjatë, si miq të mirë dhe politikanë që kanë kryesisht të njëjtat pikëpamje për trajtimin e problemeve të botës. Ne mbajmë kontakte të ngushta dhe të shpeshta”, u shpreh ai.
Advertisement