Vladimir Putin po planifikon që të japë dorëheqjen vitin e ardhshëm, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Sipas mediave ndërkombëtare, pretendohet se Putin mund të ketë sëmundjen e Parkinsonit.

Shkencëtari politik i Moskës Valery Solovei tha për The Sun se e dashura 37-vjeçare e udhëheqësit rus, Alina Kabaeva dhe dy vajzat e tij po përpiqen që ta largojnë nga zyra.

“Familja e tij ka ndikim goxha të madh tek ai. Ai synon të bëjë publike planet e tij të dorëzimit në janar”, tha Solovei. Ai gjithashtu sugjeroi që Putin mund të vuante nga Parkinson, pasi sipas tij ai ka shfaqur së fundmi disa simptoma të kësaj sëmundjeje.

Studiuesit vunë re se këmbët e tij vazhdimisht dridheshin ku dukej se kishte dhimbje deri sa mbështetej në krahun e karriges.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gishtat e tij gjithashtu dridheshin, teksa shtrëngonte në dorë një filxhan, brenda të cilit pretendohet se përmbante qetësues.