Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk përjashton mundësinë që të dërgojë armë në Korenë e Veriut, ndërsa paralajmëroi Korenë e Jugut se do të ishte një “gabim shumë i rëndë” të dërgonte ndihma ushtarake në Ukrainë.

“I forti” i Kremlinit kishte kërcënuar së fundmi se Rusia do t’i dorëzonte armët vendeve të tjera në përgjigje të ndihmës ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe “dritës së gjelbër” të tij që Kievi të përdorte armët perëndimore në sulmet në tokën ruse.

Në një konferencë shtypi në Vietnam, presidenti Putin tha se Koreja e Veriut mund të marrë sisteme të armëve ruse.

“Ne rezervojmë të drejtën për të furnizuar me armë pjesët e tjera të botës,” tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke marrë parasysh marrëveshjet e bashkëpunimit me Phenianin, “Unë nuk e përjashtoj këtë mundësi,” vuri në dukje ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi Seulin se do të bënte një “gabim shumë të rëndë” nëse dërgonte ndihmë ushtarake në Ukrainë.

“Shpresoj që diçka e tillë të mos ndodhë. Nëse kjo ndodh, atëherë ne do të marrim vendimet e duhura, të cilat ndoshta nuk do t’i pëlqejnë udhëheqjes së Koresë së Jugut.”

Nga ana e tij, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller e përshkroi referencën e presidentit rus për armët e Koresë së Veriut si “jashtëzakonisht shqetësuese”, duke theksuar se një veprim i tillë “do të destabilizonte gadishullin Korean”./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";