Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se nuk ka ndërmend që t’i japë fund luftës që po zhvillon në Ukrainë. Kështu ka deklaruar një zyrtar i Presidencës franceze për agjencinë e lajmeve Reuters.
“Putin nuk duket të jetë gati që t’i japë fund luftës”, ka thënë ai duke iu referuar bisedës telefonike mes Putin, Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.
Macron dhe Scholz bënë përsëri thirrje për armëpushim. Presidenti Macron i kërkoi gjithashtu Putinit që të largojë rrethimin nga qyteti Mariupol.
Advertisement