Presidenti rus Vladimir Putin e ka kthyer në ligj projektligjin kontrovers, që i mundëson atij potencialisht të mbetet në pushtet deri më 2036.
Projektligji, i cili është miratuar së fundmi nga të dyja dhomat e Parlamentit, harmonizon ligjet zgjedhore me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë miratuar nga votuesit vitin e kaluar.
Një nga ndryshimet kushtetuese e kthen ne zero kohën sa ka qenë Putin në pushtet, duke ia mundësuar garën sërish kur të skadojë mandati aktual më 2024.
Sipas ligjeve aktuale për zgjedhjet, një presidenti i ndalohet gara për një mandat të tretë gjashtëvjeçar.
Putin është duke kryer mandatin e dytë gjashtëvjeçar.
Amendamentet kushtetuese janë iniciuar në janar të vitit 2020 nga lideri rus 68-vjeçar, i cili ka udhëhequr shtetin si kryeministër apo president prej vitit 1999.
Referendumi për amendamentet, që është mbajtur në verën e kaluar, ka nxitur mbajtjen e protestave në Moskë.
Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga organizata e pavarur Qendra Levada, 41 për qind e rusëve nuk e duan Putinin në pushtet pasi t’i skadojë mandati më 2024./ Rel