Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ruse, presidenti Putin u drejtoi një mesazh trupave ruse, të cilët i vlerësoi për trimërinë e treguar në Ukrainë.
Kreu i Kremlinit listoi disa raste të akteve që ai i quajti “heroike” të ushtarëve rusë në luftë ndaj të ashtuquajturve forcave neonaziste në Ukrainë.
Ai gjithashtu premtoi se familjarët e ushtarëve të vrarë në këto luftime do të kompensohen, pas specifikuar shumën.
Një ditë më parë, Kremlini rrëzoi lajmet nga Ukraina dhe pranoi se 498 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 8 ditëve luftime.
Advertisement