Edhe këtë vit pavarësisht situatës së koronavirusit, Rusia i ka treguar “muskujt” botës” duke treguar armët e tij më moderne, ndërsa kujton fitoren ndaj forcave nazi-fashiste gjatë luftës së Dytë Botërore.
Rusia e kremton Ditën e Fitores me një paradë gjigande ushtarake e cila ishte planifikuar fillimisht në 9 maj, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Parada në sheshin e Kuq të kryeqytetit rus përbën gjithmonë një rast të mirë për Vladimir Putinin që të ushqejë në popull ndjenjat patriotike, në një mënyrë që kujton kohët e vjetra. Këtë radhë ajo është veçanërisht e rëndësishme për të, pasi mbahet para referendumit të 1 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin Putinit qëndrimit në pushtet deri në vitin 2036. Shihni fotot: