Marrëdhëniet mes shteteve të bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë në pikën kritike. Këtë konstatim e ka bërë vetë kreu i kremlinit, Vladimir Putin, disa ditë para takimit të tij me Presidentin amerikan ,Joe Biden. Duke iu referuar komentit të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili gjatë një interviste e quajti “vrasës”, Putin tha se nuk e befasojnë deklarata të tilla.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENT I RUSISË
Advertisement
“Gjatë mandatit tim, unë jam mësuar me sulme nga të gjitha llojet dhe nën të gjitha llojet e pretekstit dhe arsyeve, të kalibrit dhe ashpërsisë së ndryshme dhe asnjë prej tyre nuk më befason. Unë mendoj se kjo është një shprehje e kulturës së përgjithshme AMERIKANE. Ne kemi një marrëdhënie dypalëshe që është përkeqësuar vitet e fundit.”
Putin ka vlerësuar Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili sipas tij ishte një individ i talentuar dhe ndryshe nga presidenti aktual.
“Unë besoj se ish presidenti i SHBA Trump është një individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, përndryshe ai nuk do të ishte bërë President i SHBA. Ai është një individ shumëngjyrësh. Ju mund ta pëlqeni ose jo. Biden, si një politikan në karrierë, është rrënjësisht i ndryshëm.”
Presidentet Bajden dhe Putin do të takohen me 16 qershor në Gjenevë. Disa nga çështjet në tryezën e diskutimeve janë perspektivat e përmirësimit të marrëdhënieve Ruso-Amerikane, problemet e stabilitetit, lufta ndaj pandemisë dhe zgjidhja e konflikteve globale.