Vladimir Putin i tha në një bisedë telefonike presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Moskës përmbushen, thotë Kremlini.
Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon se, pa asnjë provë, është i nevojshëm për të “denazifikuar” vendin.
Advertisement
Udhëheqësi rus përsëriti se sulmi po shkon sipas planit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin thotë se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një qasje më “konstruktive”.
Advertisement
Zyra e Erdogan tha se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent.