Sulme në rrugë, njerëz që fshihen dhe majmunë që kanë pushtuar qytetin. Kjo është pamja që ofron qyteti i Lopburi në Tajlandë pas rikthimit të normalitetit.

Gjatë izolimit majmunët pushtuan rrugët dhe që aty nisi lufta për ushqim. Turistë nuk kishte më që t’i ushqenin dhe kjo krijoi një situatë të vështirë për kafshët, por edhe banorët.

Tashmë, kjo gjendje është rënduar më tej. Për shkak të mungesës së turistëve, majmunët po u sulen njerëzve, duke u bërë të dhunshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para pandemisë, vendasit i konsideronin këto kafshë si fitimprurëse, pasi turistët paguanin para për të bërë foto, por edhe i ushqenin.