“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura, pavarësisht se çfarë ndodh, një sulm ndaj Ukrainës është gjithmonë i mundur”.

 

Kjo është deklarata e fundit e Presidentit amerikan Biden, referuar tërheqjes së trupave ruse nga manovrat udhe stërvitjet ushtarake në Krime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i Shtëpisë së Bardhe shtoi se nëse Rusia sulmon Ukrainën, ajo do të ketë një kosto të jashtëzakonshme strategjike.

 

“Nëse Rusia e pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe,” shpjegoi Biden. “Por edhe kostoja strategjike për Rusinë do të jetë gjithashtu e madhe. Bota nuk do të harrojë se Rusia ka zgjedhur vdekjen dhe shkatërrimin. Pushtimi i Ukrainës do të jetë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen në mënyrë vendimtare. Perëndimi është i bashkuar”, ka përsëritur Biden.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";