
“Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura, pavarësisht se çfarë ndodh, një sulm ndaj Ukrainës është gjithmonë i mundur”.
Kjo është deklarata e fundit e Presidentit amerikan Biden, referuar tërheqjes së trupave ruse nga manovrat udhe stërvitjet ushtarake në Krime.
Kreu i Shtëpisë së Bardhe shtoi se nëse Rusia sulmon Ukrainën, ajo do të ketë një kosto të jashtëzakonshme strategjike.
“Nëse Rusia e pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe,” shpjegoi Biden. “Por edhe kostoja strategjike për Rusinë do të jetë gjithashtu e madhe. Bota nuk do të harrojë se Rusia ka zgjedhur vdekjen dhe shkatërrimin. Pushtimi i Ukrainës do të jetë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen në mënyrë vendimtare. Perëndimi është i bashkuar”, ka përsëritur Biden.