Punonjësit e hotelit thyejnë rregullat/ Bëjnë seks me të karantinuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punonjësit e hotelit thyejnë rregullat/ Bëjnë seks me të karantinuarit

Skandal seksi është cilësuar një ngjarje e ndodhur në një hotel në Melbourne të Australisë.

Zyrtarët australianë kanë nisur hetimet pas akuzave se shpërthimi i rasteve me koronavirus në zonë është shkaktuar nga disa punonjës të një hoteli që kishin kryer marrëdhënie seksuale me personat që e kishin për detyrim të karantinoheshin aty.

Kushdo që arrin në Australi duhet të bëjë karantinë 14-ditore dhe disa hotele janë vënë në dispozicion për këtë.

Advertisement

Por punonjësit e hotelit “Stamford Plaza” në Melbourne kanë thyer rregullat. Ata kanë bërë seks me të karantinuarit. Sipas autoriteteve, 31 raste me koronavirus janë të lidhura me këtë hotel.

Një skandal i ngjashëm ka ndodhur edhe në hotelin “Rydges on Swaston”.

Advertisement

Ministri i Shëndetësisë së Australisë, Greg Hunt, tha se në dy raste të evidentuara janë konstatuar shkelje të qarta me pasoja të rëndësishme.

Ai deklaroi se ka munguar edhe trajnimi i rojeve të sigurisë, duke ju referuar këtu edhe një deklarate të një roje që ishte trajnuar vetëm 5 minuta para se të fillonte punë.

Advertisement

Ai tha se nëse këto deklarata rezultojnë të vërteta, kjo do të ishte e papranueshme.

Victoria ka përjetuar një shpërthim të freskët të rasteve të koronavirus javëve të fundit. Kjo ka bërë që autoritetet të imponojnë një bllokim të ri në pjesë të Melbourne. Të mërkurën u raportuan 73 raste të reja.

Advertisement

The post Punonjësit e hotelit thyejnë rregullat/ Bëjnë seks me të karantinuarit appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy