Punëtorët e seksit me maska tregojnë si të kryeni marrëdhënie të sigurtë gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punëtorët e seksit me maska tregojnë si të kryeni marrëdhënie të sigurtë gjatë pandemisë

Punëtorët e seksit të pajisur me maska improvizuan si të kryeni marrëdhënie seksuale të sigurtë gjatë pandemisë. Në fakt, punëtorët e seksit u ngritën në një protestë përpara parlamentit gjerman për të treguar se edhe seksi mund të kryhet i sigurtë, pavarësisht rrezikut të infeksionit.

Kjo pasi një pjesë e mirë e Gjermanisë i ka mbajtur bordellot të mbyllura, pavarësisht lehtësimit të kufizimeve. Fotografitë e çuditshme tregojnë një çift, të veshur me maska, që marrin pozicione seksi.

Advertisement

E gjithë puna e seksit në Gjermani u ndalua në mes të marsit, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Por protesta të tërbuara shpërthyen si në Hamburg, ashtu edhe në Berlin pasi vendi u lehtësua nga mbyllja në qershor dhe bordellot u lanë jashtë. Prostitucioni është i ligjshëm në Gjermani, por është i rregulluar.

Advertisement

Të gjithë 40,000 punonjësit e seksit të regjistruar në vend kanë të drejta në kontrata pune, si edhe përfitojnë sigurime shoqërore me ligj.

“Brothels” në Berlin u hap në fillim të këtij muaji, por seksi është i ndaluar.

Advertisement

Ndërkohë në pjesë të tjera të vendit, siç është Dyseldorfi ku u zhvilluan protestat e sotme, bordellot vijojnë të jenë të mbyllura.

The post Punëtorët e seksit me maska tregojnë si të kryeni marrëdhënie të sigurtë gjatë pandemisë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy