Tomas Tuchel i thotë lamtumirë PSG-së. Lajmi fillimisht është bërë I ditur nga prestigjozja franceze L-Equipe, pastaj lajmi është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat.
47 vjecari është shkarkuar nga drejtuesit e klubit parizien pse për largimi i tij perflitej prej kohësh .
Parisienët arritën të triumfonin mbrëmjen e të mërkurës me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Strasburg, jane vetem nje pike larg dyshes Lille-Lyon qe kryeson kampionatin si dhe jane kualifikuar per ne 1/8 e Champions League , por kaq nuk mjaftoi për të shpëtuar postin e teknikut gjerman .
Vendimtar ne kete rast per shkarkimin ka qene nje interviste e dhene nga Tuchel per median gjermane Sport 1, qe mesa duket nuk I ka pelqyerf aspak drejtuesve te PSg dhe mbi te gjitha Presidentit Al Khelaifi.
Momentalisht dy emrat me kuotë më të lartë për zëvëndësimin e Tuchel janë ish trajneri i Tottenham, Mauricio Pochetino si dhe trajneri I njohr italian, fitues me Milan dhe Juventus, MaxAllegri.
Pochetino ka qënë më herët lojtar i PSG nga 2001-2003 dhe konfirmimi I tij do të lëvizte me shpejtësi edhe transferimin e danezit Eriksen nga Inter tek skuadra e njohur franceze.