Nga Kurt Volker
“Center for European Policy Analysis”
Janari i këtij viti, përfundoi me kërcënimin më të madh të një pushtimi rus në shkallë të gjerëtë Ukrainës, që nga hera e fundit kur Rusia pushtoi një pjesë të saj 8 vjet më parë. Ndërsa lufta mund të jetë vërtetë e mundshme, ka shumë parashikime të tmerrshme që e nënvlerësojnë popullin ukrainas.
Po, Rusia mund ta pushtojë Ukrainën. Por në fund, do të jetë kjo e fundit që do të fitojë.Rusia ka një avantazh të përkohshëm për shkak të cilësisë dhe numrit të madh të forcave të saj të armatosura, si dhe fuqinë që të jep iniciativa.
Ukraina dhe bota po përgatiten të reagojnë, por Perëndimi nuk është shumë pro–aktiv.Gjithsesi në planin afatgjatë, Rusia përballet me disa disavantazhe të cilat janë tëpakapërcyeshme. Që nga pushtimi i fundit i Rusisë në vitin 2014 dhe aneksimi i Krimesë prej saj, identitet kombëtar ukrainas është shndërruar në një fole të vetëmbrojtjes.
Ukrainasit e dinë se kush janë dhe kush nuk janë, dhe janë të përgatitur të luftojnë. Ata nuk do ta pranojnë një pushtim nga Rusia. Sidomos të rinjtë – të cilët ose kanë shërbyer në vijën e parë të frontit kundër Rusinë, ose njohin dikë që ka shërbyer vitet e fundit atje– janë të vendosur të ndërtojnë një Ukrainë me pamje perëndimore, demokratike dhe evropiane.
Një sondazh i zhvilluar muajin e kaluar, tregoi se 67 për qind e ukrainasve janë tashmë në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, dhe 59 për qind e tyre duan anëtarësimin në NATO. Ata përfaqësojnë të ardhmen e Ukrainës, dhe Rusia nuk mund ta ndryshojë këtë fakt.
Populli rus nuk e kontrollon shtetin e tij:ata janë të nënshtruarit e Putinit. Por populli ukrainas kontrollon shtetin e vet:ata janë qytetarë. Kjo ide themelore – që njerëzit të zgjedhin vetëqeverinë e tyre, në vend se të jetë qeveria ajo që sundon mbi subjektet e saj – sot është engulitur thellë në Ukrainë.
Ajo nuk është një ide që mund të shpërbëhet nga një pushtimi ushtarak i huaj, në rastin konkret nga ai rus. Është një ide që e beson edhe populli rus, por që ndihet i pafuqishëm për ta zbatuar. Po ashtu ajo është thelbi i asaj ku e përcakton sot Perëndimi.
Rusia mund të nisë vërtet një pushtim blic, dhe të marrë nën kontroll një pjesë të dukshme të territorit ukrainas. Por Ukraina është një vend i madh, me një popullsi prej rreth 40 milionë banorësh.
Pushtimi afatshkurtër i një territori, do të sabotohej nga një agoni afatgjatë për Rusinë, pasi ukrainasit vendas rusisht–folës, do të organizohen për të kundërshtuar shtetin e pushtimit rus të atdheut të tyre. Si do ta reagojë ndaj kësaj rezistence opinioni publik rus?
Çfarë do të mendojnë ata për pushtimin nga elita e KGB-së të atdheut të tyre rus? Ndoshta, ata mund të mendojnë, se ky pushtim do sjellë diçka më të mirë edhe për Rusinë. Por për shkak se Ukraina ekziston si një identitet kombëtar i pavarur, dhe e sheh veten si pjesë të një tradite më të madhe demokratike të vlerave dhe idealeve, pushtimi rus nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm.
Ai nuk ishte i suksesshëm as gjatë përpjekjes së Stalinit për të vrarë ukrainasit në vitet 1930, në të cilin 3.9 milionë ukrainas humbën jetën, dhe nuk do të ketë sukses as sot. Në fakt, rezistenca e Ukrainës mund të jetë shkëndija që do të nxisë një rezistencë serioze ndaj autoritarizmit në Rusi.
Prandaj, pavarësisht dhimbjes afatshkurtër, Ukraina do të dominojë në fund në luftën e saj për ekzistencë kundër Rusisë, dhe kjo për shkak të përkushtimit të saj ndaj vlerave thelbësore njerëzore dhe ndjenjës së saj të identitetit si komb.
Kjo është diçka që duhet ta respektojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO,veçanërisht Gjermania, Franca dhe Italia. Tek e fundit, kjo është e njëjta shtysë që siguroi edhe pozitën e tyre si kombe të mëdha sot.
Në rast se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s, e pranojnë vërtet se Ukraina do të dominojë në planin afatgjatë, ata duhet të mendojnë sesi ta ndihmojnë sa më shumëUkrainën sot, dhe jo të presin deri nesër, ose deri pasi të ketë nisur pushtimi ushtarak i Rusisë.
Ne duhet të ndihmojmë tani,kur edhe ndihma jonë do të jetë më e rëndësishme, dhe jo pasi të ketë përfunduar pjesa më e vështirë. Ukrainasit janë duke mbrojtur vlerat perëndimore dhe vendin e tyre. Kur të dominojnë në fund – dhe kjo gjë do të ndodhë me siguri – ata do ta mbajnë mend shumë mirë se kush rrezikoi të qëndrojë me ta dhe kush qëndroi mënjanë.
Nëse është e vërtetë thënia sipas së cilës “e vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes,është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”, atëherë ne në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë duhet të bëjmë vërtet diçka. Momenti është tani.
Shënim: Kurt Volker, anëtar i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane. Ai ka qenëPërfaqësues Special i SHBA-së për Negociatat mbi Ukrainën në vitet 2017-2019, si dhe ambasador i SHBA-së në NATO në vitet 2008-2009.