Pse Rusia kërkon me çdo kusht kontrollin e Mariupol?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse Rusia kërkon me çdo kusht kontrollin e Mariupol?

Rusia ka konfirmuar hapjen e dy korridoreve humitare, duke theksuar se do të respektojë një armëpushim në dy qytete jugperëndimore të Ukrainës për të lejuar evakuimin e civilëve, shkruan skynews

Mariupol është përballur me ditë të tëra “sulmesh të pamëshirshme”, ndërkohë që banorët kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë. Qyteti është ende në kontrollin e Ukrainës, por inteligjenca britanike tha se ka “shumë të ngjarë” që Mariupol të jetë i rrethuar nga forcat ruse.

Nëse qyteti do të pushtohej, kjo do t’i lejonte Moskës të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të udhëhequra nga rebelët, Luhansk dhe Donetsk. Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014, ndërsa dy rajonet lindore të Ukrainës u njohën si të pavarura nga Vladimir Putin para se të niste pushtimin  muajin e kaluar.

Volnovakha, në veri të Mariupolit është përballur gjithashtu me sulme të shumta ruse që nga 24 shkurti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy