Nga Jorge Castañeda

“The Economist”

Alarmi mbi “perëndimin” e Amerikës si një superfuqi globale, vjen dhe ikën me cikle të caktuara. Gjatë viteve 1980 kërcënimi kryesor ishte Japonia; në vitet 1990 ishte kapitalizmi i stilit gjerman dhe Bashkimi Evropian; sot është Kina.

Shumë analistë synojnë të parashikojnë fatin e Shteteve të Bashkuara në aspektin e fuqisë:e fortë apo e butë, ushtarake ose ekonomike, financiare ose teknologjike, kulturore ose gjeo-politike. Në librin tim të fundit “Amerika përmes syve të të huajve”, unë u përpoqa ta analizoja pyetjen përmes prizmit të qytetërimit amerikan, që i përfshin këto aspekte, por shkon përtej tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unë besoj se ekziston një qytetërim e tillë, pasi dikur ka pasur një qytetërim romak, evropian dhe në një kuptim paksa të ndryshëm, një qytetërim arab dhe kinez. Ashtu si me çdo qytetërim, jehona e trazirave në Shtetet e Bashkuara ndihet përtej kufijve të tij, jo më pak në Amerikën Latine.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë i vetmi shtet i aftë të projektojë realisht fuqinë e tij ushtarake në të gjithë globin, dhe jo vetëm në vendet përreth tij. Tërheqja me bisht ndër shalë nga Afganistani, nuk është një shfaqje e forcës.

Por asnjë vend tjetër nuk ka mundësi të vendosë dhe mbajë kaq shumë trupa, në kaq shumë vende të botës, për një kohë kaq të gjatë. Ekonomia amerikane, së bashku me atë të Kinës dhe Indisë, janë rimëkëmbur më fuqishëm se sa çdo ekonomi tjetër e madhe nga goditja e shkaktuar nga Covid-19.

Fushata amerikane e vaksinimit ishte e pakrahasueshme në shtrirje dhe shpejtësi, derisa u ngadalësua si pasojë e lëvizjes kundër vaksinave. Fuqia shkencore dhe teknologjike që dëshmuan kompanitë amerikane, të ndihmuara nga financimet e qeverisë, i dha mundësi SHBA-së të zhvillojë dhe prodhojnë vaksina shumë efektive, shumë shpejt dhe në sasi të mëdha, në bashkëpunim me vendet e tjera, siç është Gjermania.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetërimi amerikan ka një gjuhë të vetën, një kulturë të ndryshme nga ajo e të tjerëve, një mesazh politik dhe ekonomik të liberalizmit që nuk e krijoi vetë, por që u bë shumë shpejt i lidhur me SHBA-në. Por ai ka kufijtë e vet, ku ushtron ndikim, edhe pse ato shtrihen përtej kufijve të tij formalë.

Qytetërimi ka forma të ndryshme të sjelljes ndaj vendeve apo qytetërimeve të tjera në orbitën e saj, përmes forcës, bindjes apo negociatave. Më e rëndësishmja, ka “fuqinë e saj të butë”. Roma kishte autostradat dhe sistemin ligjor, ujësjellësit dhe taksat; Amerika ka gjithçka nga Hollivudi tek udhëtimet në hapësirë, CNN dhe iPhone.

Kina mund t’i afrohet sot Shteteve të Bashkuara me arritjet në fushën e teknologjisë. Autokracitë mund të ringjallen në disa vende të botës. Por është e vështirë të dallosh se ku është duke u tërhequr qytetërimi amerikan.

Deti i Kinës Jugore nuk është Paqësori apo Atlantiku; dhe disa diga dhe ura të ndërtuara në Afrikë dhe Amerikën Latine, apo projektin gjigant kinez të Brezit dhe Rrugës, nuk janë ekuivalente me Apple, Google, Microsoft dhe Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një pyetje më sfiduese, është nëse është në rënie një nga shtyllat qendrore të civilizimit amerikan, pra forma e tij e veçantë e qeverisjes. Kërcënimi më i madh për qytetërimin amerikan, ashtu si kohën e Romës së Lashtë, është armiku i brendshëm, që në këtë rast është dobësimi i demokracisë amerikane.

Dhe ky u fundit nuk buron nga Victor Orban, Jair Bolsonaro, Vladimir Putin apo Xi Jinping. Por nga Donald Trump, dhe grupet republikane të krahut të djathtë, si dhe ekstremistë që nuk janë më në periferinë e politikës amerikane. Dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Gënjeshtrën e Madhe mbi manipulimin e supozuar të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, dhe as sulmin mbi Capitol Hill më 6 janar të këtij viti.

Këto ngjarje janë simptomat, dhe jo shkaku. As vetë Trump nuk është një faktor themelor: edhe ai është një manifestim i një sëmundjeje që i ka rrënjët më të thella. Votuesit e bardhë, mbi 50 vjeç, me të ardhura të ulëta dhe pa arsim universitar, banorët me origjinë anglosaksone nga fshatrat dhe qytetet e vogla, po frikësohen gjithnjë e më shumë nga humbja e vendit të tyre të mëparshëm në shoqërinë amerikane.

Njerëzit që identifikohen si të bardhë, nuk janë më shumica e popullsisë në një numër në rritje të shteteve. Me kalimin e kohës, ankesat e tyre do të jenë më pak qendrore për politikën amerikane. Trumpizmi është një simptomë e pakënaqësisë së të bardhëve ndaj reduktimit gradual të rëndësisë së kësaj popullate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Traditat, besimet dhe kërkesat e tyre po zhvendosen në plan të dytë, në ato të grupeve demografike, elektorale dhe ideologjike në rritje, me të cilat ata kanë kontakte të pakta.

Të bardhët ndihen të humbur, pasi po e humbasin ndikimin që kishin.

Partia Republikane që ata përqafojnë, ka humbur votën popullore në 7 nga 8 zgjedhjet e fundit presidenciale. “Demokracia jofunksionale” e Amerikës duket qartazi e paaftë për t’i trajtuar këto pakënaqësi, qoftë në rrugë legjislative, elektorale apo gjyqësore.

Fatmirësisht ndryshimi duket se është rrugës, dhe këtu gjendet edhe kapaciteti i jashtëzakonshëm i Amerikës për të ri-zbuluar veten. Përgjigja ndaj shtypjes së të drejtave të votuesve dhe Gënjeshtrës së Madhe, ka qenë e gjerë dhe e fuqishme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në balotazhin për Senatin në fillim të janarit në Xhorxhia, pjesëmarrja i tejkaloi parashikimet dhe u dha demokratëve fitoret që nuk e prisnin, dhe jo vetëm në sigurimin e kontrollit të Senatit. Shfaqja e një debati të gjerë dhe të zjarrtë mbi “teorinë kritike të racës”, historinë, madje edhe socializmin në Shtetet e Bashkuara mund të konsiderohet një pasojë dhe përgjigje ndaj ankesave të shtresës së mesme të ulët.

Ankesat e saj dhe ato të zezakëve, latinëve, aziatiko-amerikanëve, amerikanëve vendas dhe grave të lëna pas dore përgjatë viteve, nuk mund të trajtohen vetëm nga Trumpizmi apo vetëm nga diskutimet mbi racizmin sistematik.

Kjo gjë mund të ndodhë vetëm përmes formave të reja të përfaqësimit dhe politikave. Por është një fillim i mirë. Ka disa shenja optimiste në lidhje me rizbulimin e vetvetes nga SHBA. Një shpresë shtesë qëndron tek premtimet dhe arritjet e mundshme të administratës Biden, sidomos nëse demokratët qëndrojnë në pushtet deri në vitin 2028.

Përpjekja e Biden për të (ri)ndërtuar shtetin e mirëqenies amerikane premton t’i japë vendit energji të reja. Por ka edhe frikë. Një nga shqetësimet është se Trumpizmi dhe kriza e demokracisë amerikane do të jenë të qëndrueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një tjetër është se internacionalizmi i ripërtërirë i Joe Biden do të përplaset me traditat anakronike por të fuqishme të rajonit, të cilat e kanë shenjtëruar parimin e mosndërhyrjes.

Ndërsa bota ka filluar ta pranojë se shumë prej sfidave të globit, mund të trajtohen vetëm në një shkallë globale, kjo kontradiktë bëhet më e mprehtë.

Vende si Argjentina, Brazili dhe Meksika, do të duhet ta pranojnë se luftimi i sëmundjeve të botës – nga ndryshimi i klimës tek korrupsioni, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe pandemitë e ardhshme-do të kërkojnë një juridiksion universal të një lloji të veçantë, së bashku me një prani më të madhe amerikane.

Një shqetësim i tretë ka të bëjë me praninë në rritje të Kinës në Amerikën Latine, dhe përplasjen e saj në rritje me Shtetet e Bashkuara. Kjo i ka shtyrë disa analistë që të luajnë me konceptin e “mos-rreshtimit pro-aktiv”, ku rajoni përpiqet të qëndrojë larg rivaliteti Kinë-SHBA, ndërsa në të njëjtën kohë të angazhojë të dy fuqitë, të themi, çarmatimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo është një ide intriguese. Gjithsesi në fund, qytetërimi amerikan do të dominojë edhe për shumë dekada të tjera. Shtetet e Bashkuara mbeten “fuqia e domosdoshme” e botës. Pa të,është i pakonceptueshëm një rend juridik ndërkombëtar më i fortë.

Shënim: Jorge Castañeda, ish-ministër i Jashtëm i Meksikës në vitet 2000-200, është aktualisht profesor në Universitetin e Nju Jorkut. Ai është autor i shumëlibrave, ku më i fundit titullohet “Amerika përmes syve të të huajve”.