Pse njerëzit besojnë teoritë e konspiracionit për Covid-19: A mund ta japë folklori përgjigjen?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pse njerëzit besojnë teoritë e konspiracionit për Covid-19: A mund ta japë folklori përgjigjen?

Për të gjetur arsyen e atyre që mbështesin teoritë e konspiracionit ndaj COVID19, studiuesit kanë zbuluar një mënyrë të re për t’i kuptuar dhe më pas sfiduar ato.

Duke përdorur folklorin danez të magjisë si model, studiuesit nga UCLA dhe Berkeley analizuan mijëra postime në mediat sociale përmes metodës së inteligjencës artificiale

Kjo formë u mundësoi atyre të bashkojnë fragmente bazike të përdorura në teoritë e konspiracionit ndaj koronavirusit.

Hulumtimi identifikon Bill Gates si arsyen pse teoricienët e konspiracionit lidhin 5G me virusin. Me identifikimin e emrit të Gates në teknologjinë kompjuterike dhe programet e vaksinimit, emri i tij shërbeu njëkohësisht si ura lidhëse mes tyre

Advertisement

Folkloristi Prof Timothy Tangherlini, një nga autorët e hulumtimit, thotë se është ndikimi botëror i Gates në teknologji dhe më pas në programet për shëndetin që e vendos atë në qendër të shumë komploteve.

Psh; “Bill Gates është në Afrikë, ai është në shtëpinë e të gjithëve sepse të gjithë kanë kompjuterë dhe është ai që po e shtyn këtë proces”

Tangherlini, i cili studion folklorin danez, shpjegon fenomenin se si folklori i magjisë konspirative u përhap në shekujt 16 dhe 17 dhe se çfarë mësimesh janë nxjerrë për sot.

Psh, ndërsa në të kaluarën, shtrigat akuzoheshin se përdornin barishte për të krijuar ilaçe që shkaktonin abort, sot shohim histori që Gates po përdor vaksinat e koronavirusit për të sterilizuar njerëzit. Një version tjetër pretendon se vaksinat kanë bërë që testikujt e meshkujve të fryhen, duke i bërë ata jopjellorë, një histori konspirative kjo që u përsërit dhe solli  shumë debat nga reperja amerikane Nicki Minaj.

Advertisement

Po pse Bill Gates?

Sepse është një emër që lakohet shumë.

Ai është bërë ‘simboli’ për pjesët më të këqija të teknologjisë, thotë Tangherlini.

“Ai ka informacion, ka fuqi kompjuterike dhe ka më shumë para se kushdo tjetër në të gjithë botën.” Dhe nga ky këndvështrim, filantropia e tij mund të shihet si e dyshimtë: “Tani ai ka vendosur t’ju tregojë se si ta jetoni jetën tuaj”.

Advertisement

Dhe ndërsa rezultatet e filantropisë së tij mund të jenë një e mirë objektive, mungesa e llogaridhënies së financimit dhe fondacionit të tij është diçka që shqetëson njerëzit. Ka kritika jo konspirative për pozicionin e tij si vendimmarrësi më i fuqishëm në shëndetin global, duke ndikuar në jetën dhe kujdesin shëndetësor të miliona njerëzve më të varfër në botë.

Megjithëse njerëzit e dinë se ka shumë para, ata nuk janë të sigurt se ku po shkojnë të gjitha, apo pse.

Por, pse jo Jeff Bezos?

Pjesërisht, është depërtimi i Gates në mjekësinë globale që i ka dhënë atij statusin e “zuzarit” të gjithëpranishëm, për të mos përmendur kontaktin e tij me njerëz si Jeffrey Epstein, por ka faktorë të tjerë që nënkuptojnë se është ai dhe jo Jeff Bezos apo Larry Page, për shembull, në qendër të rrjetit të teorisë së konspiracionit.

Advertisement

Mund të kesh vetëm një person që dominon këto histori, thotë Tangherlini, dhe është e vështirë të shtosh një tjetër. “Nëse do të filloja të tregoja histori për Jeff Bezos dhe nëse shoku im e dëgjon atë, ai do të thotë: “Është një histori e bukur, por unë do t’ia kthej Bill Gates”.

“Në folklor përdorim një parim. Nëse diçka nuk ju përshtatet, ju ktheheni në mënyrën se si e keni dëgjuar nga 15 persona të tjerë. Mund të them Jeff Bezos. Por nëse tre persona të tjerë thonë Bill Gates, ai do të jetë Bill Gates”.

Pse njerëzit besojnë gjëra që duken kaq të gabuara?

Teoritë e konspiracionit shpesh shfaqen pas ngjarjeve katastrofike ose të pazakonta dhe ato lulëzojnë në mjedise ku mungon informacioni i besueshëm, thotë Tangherlini.

Advertisement

Në Danimarkën e shekujve 16 dhe 17, ngjarjet katastrofike nga përmbytjet deri te algat helmuese u përzien me ndryshimin masiv të sjellë nga industrializimi. Për ata të izoluar në ferma të vogla, qasja në informacione të besueshme dhe të qëndrueshme ishte e pakët dhe tregimet për shtrigat filluan të përhapen.

Sot është e qartë se koronavirusi ka qenë një ngjarje katastrofike që ka ndikuar në jetën e të gjithëve. Në pamje të parë, mungesa e informacionit nuk është problem në vendet e pasura. Megjithatë, mbingarkesa e informacionit në internet mund të prodhojë të njëjtin efekt me të cilin u përballën fermerët danezë disa shekuj më parë – mungesën e informacionit të besueshëm.

Këtu hyn pastaj tregimi konspirativ dhe këto histori fillojnë të krijohen vetë. Atëherë, ashtu si edhe tani, tregimet janë një mënyrë e fuqishme për të folur për atë që kemi frike

Tangherlini përdor një shembull për të shpjeguar se si një fermer danez i shekullit të 18-të mund ta fillonte historinë me një lopë të sëmurë dhe ta përfundonte me një histori për një shtrigë.

Advertisement

“Të gjithë fermerët besonin se nëse lopa e tyre ishte e sëmurë, atëherë pas asaj ngjarje qëndronte një shtrigë”. Kjo nuk është mënyra se si njerëzit besojnë tek gjërat”. Është më shumë një negocim, thotë ai.

Fermeri ka dëgjuar histori rreth shtrigave që helmojnë lopët, por një fqinj i thotë se duhet të ndryshojë sanë në hambarin e tij. Një tjetër e këshillon të shohë per një veteriner.

Të gjithë pajtohen se lopa është e sëmurë. Por për zgjidhjen njerëzit  që veprojnë sipas besimeve të tyre mund të krijojnë një efekt përforcues. Dhe kjo është ajo që profesori ka parë sot në forumet dhe grupet në Facebook në Reddit.

Në botën tonë të mbingarkuar me informacion, më shumë informacion nuk ka gjasa të ndryshojë mendjen e dikujt. Ky projekt ka të bëjë më shumë me të kuptuarit se si funksionojnë këto histori sesa tu ndryshojë mendjen.

Advertisement

98.8% e vdekjeve nga koronavirusi në Angli në gjysmën e parë të vitit 2021, janë njerëz që nuk ishin vaksinuar plotësisht, komplotet kundër vaksinave kanë pasoja për jetë dhe vdekje. Dhe çdo ndërhyrje që liron kontrollin e tyre mund të shpëtojë jetë.

Duke hequr një paralelizëm me historinë folklorike në Danimarkë mund të themi, se atë kohë një ndryshim i rëndësishëm shoqëror ndryshoi besimin e njerëzve për shtrigat në Danimarkë. Njerëzit ende po tregonin histori magjie në vitet 1900, shekuj pasi u shfaqën për herë të parë.

“Besimi në tregimet për magjinë në Danimarkë me të vërtetë filloi të binte në fillim të shekullit të 20-të. Shumë gjëra po ndodhnin – aksesi në kujdesin shëndetësor, Lufta e Parë Botërore, iu dha me shumë rëndësi mjekësisë dhe radio pati ndikim të bujshëm.

Tani e vetmja gjë që njerëzit thonë për atë kohë është: “Na ishte dikur një shtrigë…”(“Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy