Mijëra qytetarë libanezë kanë pushtuar rrugët e Bejrutit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, të cilën e konsiderojnë terroriste. Ata kanë sulmuar ndërtesën e kryeministrisë dhe disa ministri për tia kthyer ato popullit.

Demonstratat e dhunshme vijojnë prej disa ditësh ndërsa bilanci i viktimave pas shpërthimit të tmerrshëm të 4 gushtit, mendohet se ka arritur në 200. Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë pasi shumë persona konsiderohen të zhdukur.

Në mesin e këtyre zhvillimeve, ministrja e drejtësisë, ministri i Informacionit dhe ai i mjedisit kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Edhe nëntë deputetë gjithashtu janë larguar nga parlamenti.

Autoritetet shpërndanë turmat duke përdorur gaz lotsjellës ndërsa qindra u arrestuan e shume te tjere plagosën. Gjatë përplasjeve në fundjavë, një oficer policie humbi jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësit ndërkombëtarë kanë premtuar rreth 300 milion dollarë ndihmë humanitare që do t’i “dorëzohen direkt popullatës libaneze për të shmangur korrupsionin.

PROTESTUESE

“Nuk dua të vdes në një shpërthim tjetër, na ka ardhur në majë të hundës, dua ti shoh të gjithë kriminelët në burg, aty ku e kanë vendin.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit në depon me 2750 ton nitrat amoni po kosndierojnë disa pista, ndërsa kryeministri i vendit nuk e përjashton ndërhyrjen e huaj.

The post Protestuesit “rrethojnë” qeverinë në Liban, viktimat shkojnë 200 appeared first on Vizion Plus.