Të paktën 212 qytetarë janë arrestuar nga policia turke, pas protestave me rastin e Ditës së Punëtorëve.
Sipas mediave turke, ata janë arrestuar sepse tubimi i tyre është në kundërshtim me rregullat e vendosura për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Advertisement
Efektivët u përplasën me udhëheqësit e Sindikatës së Punëtorëve dhe protestues të tjerë.
Disa sindikata kishin marrë leje për të tubuar paqësisht me pankarta, por protestuesit e tjerë ishin mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe u prangosën kur injoruan thirrjet e policisë për t’u shpërndarë.
Advertisement