
Boris Johnson ka bërë aksident me makinë teksa po largohej nga parlamenti. Pamjet e filmuara nga kalimintar tregojnë momentin, kur një protestues kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik.
Ky veprim ka bërë që një nga makinat e sigurisë që e ndiqte nga prapa të përplasej me makinën e kryeministrit.
Aktivisti nga një grup demonstruesish jashtë portave të parlamentit në Westminster vrapoi drejt makinës së Johnsonit.
Makina u detyrua të ndalonte dhe makina shoqëruese që e ndiqte u përplas lehtë me të, duke i shkaktuar një gërvishtje të dukshme makinës me vlerë 54 mijë sterlina.
Advertisement