Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje këtë të enjte presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko që të respektojë të drejtat themelore dhe është e pajustikueshme përdorimi i aleancës së mbrojtjes si një justifikim për një sulm.
“Regjimi në Minsk duhet të tregojë respekt të plotë për të drejtat themelore, duke përfshirë lirinë e fjalës dhe të drejtën e protestës paqësore”, tha Stoltenberg, i cili është në Berlin për bisedime me kancelaren Angela Merkel.
“Çdo përpjekje për të përdorur NATO-n si një justifikim për të goditur protestuesit paqësorë është absolutisht e pajustifikuar,” tha ai, duke shtuar se e ardhmja e Bjellorusisë varet nga populli i saj.
The post Protestat në Bjellorusi/ Shefi i NATO-s: Lukashenko duhet të respektojë të drejtat themelore appeared first on Vizion Plus.