Bullgaria është përfshirë nga protetsta masive, jo vetëm në Sofje, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Mijëra qytetarë të zemëruar kanë protestuar jashtë ndërtesës së Asamblesë Kombëtare në Sofje dhe rrugët e kryeqytetit duke bërë thirrje për dorëheqjen jo vetëm të qeverisë për akuzat për korrupsion, por edhe të prokurorit të përgjithshëm.

Dhjetra persona janë arrestyuar gjatë 10 ditëve të tubimeve në Bullgari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri bullgar Bojko Borisov i ka kërkuar ministrave të Financës, Ekonomisë dhe të Punëve të Brendshme të japin dorëheqjen për shkak të protestave në të gjithë vendin.

Por pse kërkojnë bullgarët dorëheqjen e qeverisë?

Prokuroria në Bullgari ka qenë në qendër të pakënaqësisë publike gjatë tre dekadave me radhë.

Me pretekstin e ruajtjes së pavarësisë, kryeprokurori i sapozgjedhur Ivan Geshev, u vendos në post pa pyetur as ekzekutivin as parlamentin, një mënyrë të cilën një nga pararendësit e tij e shpjegoi në mënyrë koncize si: “Mbi mua, ndodhet vetëm qielli”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokuroria është një strukturë hierarkike ne Bullgari, ku shefi ka pushtetin absolut të institucionit, ose ndyrshe një armë e fuqishmë në duart e forcave politike dhe ekonomike. Sipas mediave opozitare bullgare, kjo strategji e thjeshtë shpjegon pse nuk janë dënuar 30 vitet e fundit zyrtarë të rangut të lartë ose njerëz të biznesit.

Por shkaku që nxiti revoltën e qytetëreve ishin dërgimi në presidencë i 30 policëve të armatosur, me pretekstin se atyre u duhet të konfiskojnë kompjuterat e dy punonjësve, një ngjarje e motivuar poltiikisht mes presidentit dhe partisë së krahut të djathtë në pushtet.

Presidenti Rumen Radev, një gjeneral që u kthye brenda natës në udhëheqës popullor, ka kërkuar disa herë dorëheqjen e qeverisë së Bojko Borisov dhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Nëse qeveria nuk dorëhiqet, presidenti ka paralajmëruar shprëndarjen e Parlamentit.

The post Protestat ndezin Bullgarinë/ Kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit dhe e qeverisë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";