Rrjeti zviceran i supermarketeve Migros ka reaguar ndaj protestave kundër racizmit që kanë përfshirë vende të ndryshme të botës me heqjen e ëmbëlsirave “moretti” , apo “ kokë arapi” nga raftet e tij.

Pas vitesh të tëra polemikash e peticionesh, mbërrin kështu bllokimi i çokollateve të prodhuara në 1946-tën nga kompania Dubler. “Vendosëm ta heqim këtë artikull nga marketet tona. Debati aktual na ka shtyrë të bëjmë një rivlerësim të situatës.

E kemi të qartë se edhe vendimi ynë do të ngjallë diskutime”, shkruhet në faqen e Twitterit të Migros. Kjo nuk është hera e parë që “moretti” shkakton polemika. Një peticion i ndërmarrë në 2017-tën kërkonte një emër të ri për këtë ëmbëlsirë, por prodhuesit zgjodhën t`I qëndronin besnikë emrit historik të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";