
Në një kohë kur në Bjellorusi situata është tensionuar për shkak të protestave të vazhdueshme që pas zgjedhjeve presidenciale, ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Valdimir Makeiu deklaroi se qeveria bjelloruse ka parandaluar shpërthimin e një “revolucioni të mundshëm”.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Rusisë.
Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime ligjore për të frenuar protestat që zhvillohen me qëllim rrëzimin e Lukashenkos.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet të zhvillojë një takim me liderin bjellorus.
Advertisement
The post Protestat kundër Lukashenkos/ Ministri bjellorus: Frenuam përpjekjet për revolucion appeared first on Vizion Plus.