Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi këtë të premte kundërshtarët e tij politikë, për të cilët tha se janë ata që ndodhen pas protestave të studentëve që trazuan vendin.
Erdogan ka nisur sulme të përditshme verbale ndaj demonstrative, të cilat kanë marrë përmasa të mëdha, e për pasojë kanë sjellë qindra të arrestuar.
Protestat shpërthyen kur Erdogan vendosi të emërojë një besnik të partisë si rektorin e Universitetit elitar Bogazici të Stambollit në fillim këtij viti.
Erdogan tha se protestat e zhvilluara në Stamboll dhe qytete të tjera të mëdha, nuk u drejtuan nga studentët, por nga militantë të paligjshëm Kurd “lart në male” dhe “disa studiues”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";