Protestat e dhunshme të opozitës vendosën në lëvizje Kuvendin, nisin procedurat për blerjen e dritareve dhe dyerve të blinduara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestat e dhunshme të opozitës vendosën në lëvizje Kuvendin, nisin procedurat për blerjen e dritareve dhe dyerve të blinduara

Pas protestave të dhunshme të një viti më parë, por edhe afrimit të zgjedhjeve ku mund të ketë një përshkallëzim të situatës, duket se Kuvendi ka marrë masa në lidhje me sigurinë e deputetëve.

Nisur nga gurët që fluturuan në dritaret dhe dyert e Kryesisë së Kuvendit, por edhe molotovët, Kuvendi ka nisur procedurat për blerjen e dritareve dhe të dyerve të blinduara.

Burime nga Kuvendi e konfirmojnë një projekt të tillë për tirananews.al duke saktësuar se ato do të përdoren për katet e para si tek godina e Kryesisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në godinën e Seancave plenare.

Tenderi pritet që të zhvillohet në shtator, ndërkohë që shuma e vënë në dispozicion është rreth 440 mlionë lekë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy