
Kjo e enjte shënoi ditën më të përgjakshme të protestave kundër regjimit të ri ushtarak në Mianmar.
Policia hapi zjarr mbi protestuesit duke vrarë të paktën 38 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Advertisement
Qindra protestues refuzuan të largohen nga rrugët edhe pse numri i viktimave dhe të plagosurve ishte i madh. Forcat e sigurisë qëlluan me armë, granata dhe gaz lotsjellës per të shpërndare turmat.
Mianmari është në kaos që prej 1 shkurtit, kur ushtria mori pushtetin dhe arrestoi lideren e zgjedhur, Aung San Su Ki.
Advertisement