Edhe mbrëmjen e së martës vijuan trazirat kaotike në kryeqytetin Italian, Romë. Në përplasje të pashembullta me forcat e policisë, protestuesit sulmuan me fishekzjarrë si dhe mjete të forta e i vunë zjarrin objekteve që gjendeshin në rrugë.
Mbështetës të partisë neofashiste “Forca e Re” të cilët u mblodhën në sheshin e popullit, reaguan ashpër edhe ndaj gazetarëve, duke i përzënë ata.
Protestat janë zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit fqinj dhe vijojnë nga dita e diel, kur u firmos dekreti i r ii kufizimeve për menaxhimin e pandemisë. Kryeministri Xhuzepe Konte në një konferencë për shtyp paralajmëroi qytetarët se vendi mund të shkojë sërish drejt mbylljes tërësore nëse nuk respektohen masat.
GIUSEPPE CONTE
KRYEMINISTER I ITALISE
“Nëse i respektojmë këto masa, kemi një shans të mirë për t’u përballur me dhjetorin me qetësi , pa një sistem shëndetësor të stresuar. Përndryshe do ta shohim veten përpara nevojës për një bllokim të përgjithshëm dhe ne duhet ta shmangim atë”
Ndërkohë edhe në Gjermani, Francë dhe disa vende të tjera të Europës po konsiderohen masa të tjera për parandalimin e sëmundjes.