Në Itali kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër kufizimeve të reja që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Raportohet për incidente në disa qytete të mëdha – përfshirë Torinon, ku mjete shpërthyese u hodhën në drejtim të policisë.

Në Milano u përdor gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa dhuna u raportua gjithashtu në Napoli.

Demonstratat filluan menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, për të mbyllur restorantet, baret, palestrat dhe kinemat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e qarkullimit në orët e natës – duke përfshirë Lombardinë, ku gjenden qytetet e Milanos, Piemontes dhe Torinos.

Në Milano, turmat brohorisnin “Liri, liri, liri!” ndërsa u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Protestat u zhvilluan edhe në Romë, Gjenovë, Palermo dhe Triestë.

Bizneset e vogla thonë se ata janë ende duke u rikuperuar nga ky bllokim i parë dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato.

Italia ka pasur një izolim të plotë në fillim të vitit, pasi ka qenë njëri ndër vendet më të goditura nga pandemia. Rastet e të infektuarve me koronavirus sërish kanë shënuar rritje gjatë javëve të fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";