Pavarësisht protestave të dhunshme që kanë shpërthyer kundër tij, Aleksandër Lukashenko u betua si Presidenti i Bjellorusisë. Ceremonia ishte e papritur dhe pa asnjë lajmërim. Mediat shtetërore thonë se qindra njerëz morën pjesë në ceremony në Pallatin e Pavarësisë në Minsk.
Rrugët u mbyllën, ndërsa autokolona e Lukashenkos “pushtoi” qytetin, thanë dëshmitarët. Një përfaqësues i opozitës e krahasoi ngjarjen me një “takim hajdutësh” të fshehtë.
Ceremonia për betimin e presidentit normalisht publikohet paraprakisht.
Në vend të kësaj, agjencia shtetërore e lajmeve “Belta” raportoi të mërkurën: “Aleksandër Lukashenko ka marrë detyrën si President i Bjellorusisë. Ceremonia e përurimit po zhvillohet në këto minuta në Pallatin e Pavarësisë.”
Lukashenko tha se Bjellorusia kishte nevojë për siguri dhe consensus në prag të krizës globale dhe se nuk mund të braktiste qytetarët.
The post Protesta të dhunshme kundër tij/ Lukashenko betohet si president në një ceremoni “të fshehtë” appeared first on Vizion Plus.