Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë.

 

Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm.

 

Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes, Renes dhe Lorient – ku një ndërtesë administrative u sulmua, si dhe iu vu zjarri oborrit të komisariatit të policisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta të dhunshme pati edhe në qytetin në Lion, në juglindje të Francës.

 

Ministria e Brendshme tha se marshimi në Paris mblodhi 119,000 njerëz, që ishte një rekord për kryeqytetin gjatë protestave kundër reformës së pensioneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sondazhet thonë se shumica e francezëve e kundërshtojnë projektligjin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç, gjë që ai thotë se është e nevojshme për të mbajtur sistemin në këmbë.

 

Duke u mbështetur me pjesëmarrjen e madhe, sindikatat kërkuan me shpejtësi protesta dhe greva të reja të martën. Ato përkojnë me kohën e vizitës së planifikuar të mbretit Charles III në Francë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, pasi vizitoi selinë e policisë të enjten mbrëma, teksa prostea të dhunshme vazhdonin në disa lagje të Parisit, dha garanci se siguria “nuk përbën problem” dhe monarku britanik “do të mirëpritet”./rel