Neritan Liçaj u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë Rama për ta rrëzuar.
“Në atë skenë krimi ka mbetur zëri im dhe një pjesë e imja që u kalcifikua atje.
Ka mbetur pjesa ime më e mirë dhe më e fortë. Dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Ato dy kufoma politike.
Më vjen keq vetëm për një gjë që ato dy kufoma….pjesa ime mbetet e lirë se ka fituar mbi ata.
Fjala është e para dhe do të mbetet. Thërras në kauzë të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e lirë, gjithcka që ka mbetur shqiptare, që të fluturojmë lart.
U përpoqën të na vrasin shpresën, por shpresa nuk vritet. Kjo dritë shprese mua më ka mbajtur dy vite e ca atje.
U përpoqën që të vrasin artin, për të vrarë mendjen dhe zemrën. Zoti kur e bëri këtë vend ka qenë i dashuruar, se vendi jonë është shumë i bukur. Nuk duhet të përçahemi. Rama dhe Veliaj nuk kanë zemër. Kanë shkretëtirë.
Ky është pushtet i rraskapitur. Mund të bllokojnë qytetarët, por rëndësi ka për mua se cfarë bëj unë. Ju bëj thirrje që të bërtasim ‘Shqipëri, Shqipëri‘”, tha ai.