Protesta në SHBA/ Një grua në gjendje kritike për jetën, Pence: Dhuna duhet të ndalet tani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protesta në SHBA/ Një grua në gjendje kritike për jetën, Pence: Dhuna duhet të ndalet tani

Prokurori i Përgjithshëm Karl A. Racine i ka bërë thirrje Donald Trump që t’iu kërkojë qytetarëve që të largohen nga Capitol Hill.

“Ne i bëjmë thirrje Presidentit Trump që menjëherë t’u thotë mbështetësve të tij, të cilët po shkelin rregullat që të heqin dorë dhe të largohen.”

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se është mobilizuar Garda Kombëtare për t’iu ofruar mbështetje zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit.

Edhe nënpresidenti Mike Pence bën thirrje që protestuesit të largohen nga ndërtesa e Kapitolit dhe t’i japin fund dhunës.

Advertisement

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa”, shkroi Pence në Twitter.

Raportohet se një grua është qëlluar. Sipas CNN, ajo është qëlluar në gjoks.

Si pasojë e situatës së tensionuar, seanca u pezullua, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan.

Trump supporters clash with police and security forces as they storm the US Capitol in Washington D.C on January 6, 2021. – Demonstrators breeched security and entered the Capitol as Congress debated the a 2020 presidential election Electoral Vote Certification. (Photo by Joseph Prezioso / AFP) (Photo by JOSEPH PREZIOSO/AFP via Getty Images)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy