Protestat kundër masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 janë shtuar.
Qytetarët kanë mbushur rrugët e Kopenhangenit në Danimarkë për të refuzuar vendimin e qeverisë daneze për të zgjatur afatin e bllokimit.
Advertisement
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të forta ndaj policisë, ndërsa janë arrestuar 8 persona.
Edhe në Holandë qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj masave duke mbushur rrugët e Amsterdamit.
Advertisement
Protestuesit janë shpërndarë nga autoritetet policore me argumentin e shkeljes së rregullave që ndalojnë grumbullimet gjatë pandemisë.
Advertisement