Masat shtrenguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë kanë shkaktuar reagime të forta nga mijra.
Qytetarët mbushën rrugët e qyteteve gjermane për të kundërshtuar kufizimet anti-Covid.
Me pankarta në duar demonstruesit kërkuan heqjen e masave, ndërkohë që nuk janë regjistruar përplasje.
Në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara qytetarët kanë gjetur një tjetër mënyrë për të shprehur pakenaqësinë e tyre ndaj masave.
Advertisement
Në menyrë demonstrative ata janë futur nëpër qëndra tregtare pa maska mbrojtese dhe pa respektuar rregullat e distancimit fizik.
Këto proteste erdhën pasi disa shtete amerikane kanë njoftuar ashpërsimin e masave.