Mijëra njerëz në Europë kanë dale në protesta masive kundër masave shtrënguese për shkak të koronavirusit.
Këtë të diel rrugët e Madridit u bllokuan, pasi qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Pedro Sanchez. Ata mbanin në duar flamuj kombëtare dhe brohorisnin: “qeveria të japë dorëheqjen”. Ata ngritën edhe akuza për manipulimin e të dhënave të koronavirusit.
Sipas autoriteteve, më shumë se 3000 njerëz dolën në sheshet e Madridit.
Edhe në Francë jelekverdhët dolën sërish në protesta masive e të dhunshme, pas krizës që ka shkaktuar koronavirusi në ekonomi.
Protestuesit u përleshën me policinë e cila iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa u arrestuan mbi 100 qytetarë.
Protesta kundër masave të koronavirusit janë zhvilluar edhe në Australinë e largët. Në Melburn autoritetet kanë arrestuar më shumë se 50 persona.
The post Protesta kundër masave shtrënguese/ Nga Spanja në Francë, njerëzit akuzojnë qeveritë appeared first on Vizion Plus.