Protestat kunder masave të pandemisë janë përshkallëzuar në disa shtete.
Mijëra njerëz janë mbledhur në Mançester dhe Liverpul në Britaninë e Madhe. Protestuesit mbanin pankarta kundër vendimit të qeverisë për një izolim të dytë. Ndërsa nuk munguan përplasjet me policinë çka solli edhe arrestimin e shumë qytetarëve.
“Ne jemi këtu sepse po na vidhet liria!” me këto thirrje njerëzit kanë dalë në rrugë dhe sheshe për të kundershtuar masat anti-COVID edhe në Berlin të Gjermanisë .
Policia ka tentuar për të shpërndarë turmën dhe për të respektuar distancimin por ka hasur në rezistencën e protestuesve.
Vendimi për ashpërsimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit erdhi pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave në vendet e Europës.