Mijëra protestues mbushën rrugët e qytetit Bristol në Anglinë jugperëndimore, për të kundërshtuar një projekt-ligj të ri të qëverisë që i jep policisë me shume kompetenca për të kufizuar tubimet.
Protesta u përshkallëzua në dhunë pasi autoritetet u përpoqën të shpërndanin turmen, me argumengin se ishte shkelur ligji kundër masave anticovid që nuk lejon grumbullimet.
Demonstruesit u kundërpërgjigjen duke hedhur sende të forta ndaj policisë, si shishe qelqi dhe gure. Të paktën 10 persona u arrestuan.
Ndërkohë Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi dhunën duke thene se policia reagoi në mënyrën e duhur.
“Natën e kaluar pashë sulme të turpshme kundër oficerëve të policisë në Bristol,Oficerët tanë nuk duhet të përballen me tulla, shishe dhe fishekzjarrë duke u hedhur atyre nga një turmë që synon dhunë dhe duke shkaktuar dëme në pronë. Policia dhe qyteti kanë mbështetjen time të plotë.”
Projekt-ligji i ri i policisë do t’i japë forcave të rendit kompetenca të reja për të vendosur kufij kohohë si dhe sjelljes së turmave në rrugë