Protestat kundër masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 janë shtuar.
Mijëra protestues mbushën rrugët e vjenës, për të kundërshtuar izolimin e vendit. Demonstrueasit marshuan në qëndrën e kryeqytetit pa respektuar një ndër masat kryesore, ndalimin e grumbullimeve, cka ka shkaktuar dhe arrestimin e shume protestuesve.
Austria lehtësoi masat muajin e kaluar duke rihapur shkollat, dyqanet dhe muzetë. Por protestuesit shprehën pakenaqësinë e tyre ndaj kufizimeve që ekzistojnë ende, duke përfshirë mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, si dhe testet që nxënësit e shkollës duhet ti nënshtrohen për të marrë pjesë në auditore.
Edhe në Stokholm qindra protestues kundërshtuan kufizimet e koronavirusit.
Protesta u përshkallëzua me përplasje pasi policia kërkoi shpërndarjen e turmës.
Autoritete bent ë ditur se gjatë përplasjes janë plagosur gjashtë oficerë , njëri prej të cilëve u dërgua në spital. Ndërkohë rreth pesëdhjetë protesues u shoqeruan ne komisariat.
Në paris grupe të ndryshme protestuesish, përfshirë studentë, fermerë dhe “jelekët të verdhë” u mblodhen në kryqytetin francez për të demonstruar kundër vazhdimit të kufizimeve të vendosura nga qeveria për të parandaluar COVID-19.