Edhe këtë fundjavë nuk kanë munguar protestat kundë masave kufizuese në disa vende të botës. Kështu ka nisur kjo e diel në Bruksel, ku qindra persona kanë pushtuar parqet duke sfiduar paralajmërimet e autoriteteve.

 

Dhjetra qytetarë janë arrestuar ndërsa polcia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, për të shpërndarë turmat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në Paris, protestat që nisën një ditë më parë në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, vijuan me pakënaqësitë mbi menaxhimin e pandemisë. Ashtu sic pritej, në kryeqytetin francez pati përplasje me oficerët dhe arrestime.

 

Skena kaotike edhe në Berlin. Rreth 5 mijë protestues pushtuan rrugët ndërsa disa prej tyre dogjën disa objekte, hodhën fishekzjarre, shishe dhe gurë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Demonstrata u zhvilluan gjithashtu në disa qytete të tjera gjermane, përfshirë Hamburg dhe Leipzig, pavarësisht se vendi po përballet me një valë të tretë të pandemisë.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";