104 persona janë arrestuar në protestën e zhvilluar në Londër kundër masave të reja anti-Covid.
Protesta u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Sheshin Trafalgar, ndërsa arrestimet erdhën pasi qytetarët refuzuan thirrjet e policisë për t’u shpërndarë.
Komandanti i policisë, Jane Connors tha se nuk ka justifikim për të gjithë ata që shkelin në mënyrë të rrezikshme masat e vendosura kundër përhapjes së virusit.
Britania e Madhe ndodhet në izolim total. Bllokimi do të zgjasë katër javë. Ndërsa qytetarëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, baret, restorantet dhe palestrat janë mbyllur.
Advertisement