
Deputeti Flamur Noka ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të merret në pyetjen për protestën e së shtunës tek selia e Partisë Demokratike.
Më herët, ishte ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkoi në Prokurori dhe ku vijon të japë deklarimet e tij për këtë çështje.
Ndërsa të premten pritet të merret edhe dëshmia e kreut të PD, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Në vijim të hetimeve për atë çfarë ndodhi në këtë protestë, organi i akuzës do të marrë edhe dëshminë e tyre si persona që kanë dijeni për ngjarjen.
Advertisement