Programi Botëror për Ushqim i Kombeve të Bashkuara, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, për përpjekjet e tij për të luftuar urinë në botë, ka thënë Komiteti Norvegjez i Nobelit më 9 tetor.
Në njoftimin e këtij Komiteti është thënë se ky Program është shpërblyer për “përmirësim të kushteve për paqe në zonat e konfliktit dhe për shkak të të vepruarit si shtysë në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë, si armë për luftë dhe konflikt”.
Çmimi kap vlerën e 1.1 milion dollarëve.
Fituesi i 101-të i këtij Çmimi është bërë i ditur nga Instituti Novergjez i Nobelit në Oslo.
Një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit ka thënë se po përjetojnë “moment të krenarisë”.
Programi Botëror i Ushqimit vlerësohet se u ndihmon 97 milionë njerëzve nga 88 shtete të botës.
Më 11 shtator, deputeti i Parlamentit të Suedisë, nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson, ka nominuar Qeverinë e Kosovës, atë të Shteteve të Bashkuara dhe të Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe./ Rel
The post Programi Botëror për Ushqim fiton çmimin Nobel për Paqe appeared first on Vizion Plus.