Papa Françesku nuk do të udhëtojë në Skoci për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, ka njoftuar Vatikani.

Kreu i Selisë së Shenjtë, ka thënë më parë se shpreson që do të marrë pjesë në organizimin në Glasgou muajin e ardhshëm, mirëpo gjithçka do të varet se si “ndihet atë kohë”.

Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë.

Të premten, Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor.

Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

Organizatorët kanë konfirmuar se pjesë e samitit do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden dhe Mbretëresha britanike Elizabeta II./ Rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";