Princi William flet për herë të parë pas lajmit se Mbreti Charles ka kancer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princi William flet për herë të parë pas lajmit se Mbreti Charles ka kancer

Princi William ka falenderuar njerëzit për mesazhet e mbështetjes për Mbretin Charles i cili njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer.

Duke mbërritur në një gala për Shërbimin e Ambulancës Ajrore të Londrës në Londër, Princi i Uellsit Princi shpehu mirënjohjen e tij për mesazhet.

“Ne i vlerësojmë vërtet mesazhet dashamirëse të të gjithëve. Faleminderit”, tha ai.

Të mërkurën, William mori pjesë në ngjarjet për zëvendësimin e babait të tij, i cili, me urdhër të mjekëve, është tërhequr nga daljet publike, megjithëse do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Dje, të martën, Charles u takua nga djali i tij Harry, i cili jeton me gruan dhe fëmijët e tij në Kaliforni, i distancuar nga familja mbretërore. Takimi zgjati vetëm 45 minuta dhe Harry u nis sot për në SHBA. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy