
Një izraelit që pretendohej se mbahej peng në Gaza është konfirmuar i vdekur nga zyra e kryeministrit të Izraelit. Në deklaratën e vërë nuk janë saktësuar rrethanat e vdekje, vendi apo koha.
Viktima raportohet të jetë banor i komunës, Bat Yam, ndërsa punonte shofer taksie. Mbrëmjen e 7 tetorit, 53-vjeçari po transportonte klientin, kohë në të cilën ndodhi dhe sulmi i Hamasit.
Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur njoftoi se viktima ishte një njeri i dashur. 53-vjeçari ishte baba i një djali të vetëm.
“Eitan ishte një njeri i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në të gjitha përpjekjet e tij. Ai ka një djalë të vetëm, Shachar, dhe së bashku ata pëlqenin të ecnin dhe të darkonin në shtëpitë e bukura të biftekut. Eitan i donte kafshët, veçanërisht qentë,” shtoi forumi.