Pretendimet për ekstremin e djathtë dhe lidhjet me Moskën, Zelensky: Jam i bindur se qeveria e re franceze do të vazhdojë të mbështesë Kievin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pretendimet për ekstremin e djathtë dhe lidhjet me Moskën, Zelensky: Jam i bindur se qeveria e re franceze do të vazhdojë të mbështesë Kievin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyështë i bindur se qeveria e re franceze që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare do të ruajë mbështetjen për Ukrainën përballë Rusisë.

“Ne besojmë se francezët do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, pavarësisht nga situata politike ”, tha Presidenti Zelensky. “Në të njëjtën mënyrë, me vullnetin e popullit francez, qeveria e ardhshme do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Ukrainën si në fushën e betejës ashtu edhe në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Pasi falenderoi Francën  për “solidaritetin e palëkundur” me Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022, Volodymyr Zelensky tha se ka besim që qeveria e re franceze do të ruajë pavarësinë e saj nga Rusia dhe do t’i qëndrojë besnike vlerave evropiane. Presidenti ukrainas ka në “shënjestër” favoritin e zgjedhjeve, Alarm Kombëtar të ekstremit të djathtë, i cili është akuzuar se është afër Moskës./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy