Presidentja e KE: E ardhmja e Bjellorusisë duhet të vendoset vetë nga populli i saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidentja e KE: E ardhmja e Bjellorusisë duhet të vendoset vetë nga populli i saj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaron se e ardhmja e Bjellorusisë duhet të vendoset nga vetë populli i saj.

Në videokonferencën e sotme mbajtur nga anëtarët e Këshillit Evropian, liderët ranë dakord që të mbështesin tranzicionin demokratik në Bjellorusi dhe të sanksionojnë të gjithë përgjegjësit për dhunën dhe “falsifikimin e rezultateve të zgjedhjeve” që u zhvilluan më 9 gusht.

“Më në fund, demonstratat në Bjellorusi nuk janë kundër asnjë vendi apo entiteti fqinj. Demonstratat në Bjellorusi janë për të drejtat e popullit të Bjellorusisë. Kjo ka të bëjë me popullin bjellorus dhe të drejtën e tyre të ligjshme për të përcaktuar rrugën e ardhshme të vendit të tyre. Bashkimi Evropian qëndron në krah të popullit bjellorus. Dhuna duhet të ndalet. Vetëm një dialog gjithëpërfshirës do të gjejë zgjidhje. E ardhmja e Bjellorusisë duhet të vendoset nga Bjellorusia”, deklaroi Ursula.

BE iu bëri thirrje autoriteteve bjelloruse që të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kriza përmes përfundimit të dhunës dhe një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, ndërsa dënoi dhunën e shfaqur nga autoritetet shtetërore kundër protestuesve, duke e cilësuar të papranueshme.

Advertisement

.

The post Presidentja e KE: E ardhmja e Bjellorusisë duhet të vendoset vetë nga populli i saj appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy